E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi rrezikon finalen

Kartoni i kuq i marrë prej asit të Bajernit të Mynihut, Frank Riberi në ndeshjen e luajtur në “Alianc Arena” pas një ndërhyrje të ashpër të lojtarit francez ndaj kundërshtarit Lisandro Lopez të Lionit mund t’i kushtojë atij edhe finalen e mundshme të Madridit.

Kështu Riberi përveçse duhet të kapërcejë ndeshjen e dytë gjysmëfinale, atë të së martës në Lion edhe në rast se skuadra e tij do të kualifikohet rrezikon një penalizim nga Uefa edhe për finalen e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në Europë.

Por problemet në fushë nuk janë të vetmet për francezin e Bajernit. Ai ndodhet nën hetim edhe jashtë fushe, për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me minorene bashkë me disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm të kombëtares franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›