E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribërja e gjoksit, shkak i divorcit Clooney-Larson

 

LOS ANGELES – George Clooney, beqari i "artë" është sërish vetëm. Javës që shkoi thashethemet rreth ndarjes së tij dhe Sarah Larsonit, bën xhiron përreth botës. Por tashmë, duket se është zbuluar edhe misteri i ndarjes mes burrit më të dëshiruar të planetit dhe kamarieres së Las Vegasit.

E ka lënë sepse ajo ka zmadhuar gjoksin. Dashuria e tyre ngjante me një histori prekëse filmi. Ajo 29–vjeçarja e Wiskey Bar, ndërsa ai tërheqës, i pasur, i famshëm dhe në kulmin e suksesit. Ishin të pandashëm për tre vjet, madje njërin prej tyre e kaluan si të fejuar. Por fundi nuk qe i lumtur.

Revistat dhe gazetat e huaja dhanë lloj-lloj versionesh, duke zbuluar diferencat që çuan në ndarje, por mesa duket mosha nuk ka të bëjë fare, as niveli shoqëror, apo eksperienca e ndryshme jetësore.

Thuhet se 47-vjeçari George, i ka përplasur derën e shtëpisë, sepse ajo ka ribërë gjoksin kundër dëshirës së tij. Por, jo vetëm kaq, ish e dashura (tashmë) është shprehur nëpër gazeta se divi i Hollywoodit sapo e kishte lënë dhe mesa duket Clooney nuk është treguar tamam një xhentelmen.

Në revistën e famshme "Playboy" shkruhet se: "George nuk dëshironte absolutisht që Sarah të rriste gjoksin, por ajo e bëri gjithsesi". Po aty thuhet se kjo ka qenë arsyeja e grindjes.

Megjithatë duket se Sarah ishte aq e kënaqur nga rezultati i operacionit, saqë mori në konsideratë idenë për të pozuar nudo për "Palyboy". Tanimë, të paktën është një personazh i njohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›