E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset francezja që kishte rrëmbyer fëmijën

Një franceze e cila kishte ardhur në Shqipëri sëbashku me djalin e saj është vënë në pranga nga Interpol. Denoncimi ka ardhur nga bashkëshorti i saj i cili ka akuzuar të shoqen se ka rrëmbyer djalin. Interpol ka arritur të lokalizojë francezen Djilli Gili, në rrugën e Kavajës së bashku me djalin 3 vjeçar, pas denoncimit të ardhur nga Franca. Të dy shtetasit francezë i janë dorëzuar autoriteteve të Ambasadës Franceze të atashuar në Tiranë. Mësohet se Gili kishte ardhur në Shqipëri me qëllim udhëtimin për në Libi, në vendlindjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›