E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery: Henry më fton te Barcelona

Franck Ribery thotë se sipas të dhënave, ai do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, por destinacioni i tij mbetet i paqartë.

Duke folur për RTL Radio, Ribery ka thënë s ai është i gatshëm të largohet drejt Premier Ligës ose La Ligës pasi Bundesliga është një rang më poshtë se dy kampionatet më të mira të Evropës.

"Nuk do të jetë vendim i lehtë, jam mirë në Munich", ka thënë Ribery, i cili ka thënë se është i informuar për interesimet nga Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea.

"Thierry Henrry? Ne kemi raporte shumë të mira dhe e di se ai dëshiron që unë të shkoj në Barcelona", ka shtuar francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›