E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani nis procesin e prodhimit të uraniumit të pasuruar

Pas fjalëve e deklaratave, Irani kalon në veprime. Sipas të dhënave të bëra publike në televizionin shtetëror, Teherani ka filluar procesin e prodhimit të uraniumit të pasuruar në 20 %, në impiantin e Natanz. Drita e gjelbër për programin e pasurimit nuklear, iu dha më herët organizatës kombëtare për energjinë atomike, nga presidneti Iranian Mahmud Ahmadinjad, i cili u tregua indiferent ndaj kërcënimeve dhe paralajmërimeve për sanksione të ashpra . Në këtë mënyrë, rritet tensioni ndërmjet Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar. Fillimi i programit, i bërë i ditur në ditët e fundit dhe që paraqet një sfidë të re ndaj komunitetit ndërkombëtar, u njoftua formalisht edhe nga agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike, ose AIEA sicc njihet shkurtimisht. Sipas një burimi të cituar nga tv publik "Al Alam", në procedurat për pasurimin e materialit, do të asistojnë edhe inspektorë të IAEA-s. Televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani ka filluar prodhimin e karburantit bërthamor në shkallë më të lartë, e ndërsa presioni nga vendet perëndimore për sanksione të reja lidhur me programin atomik të Teheranit, po shtohet.
Shtetet e Bashkuara dhe Franca, më herët bënë me dije se do të vazhdojnë të kërkojnë sanksione të reja dhe "të fuqishme" kundër Iranit, pasi Teherani shpalli se do ta intesifikojë pasurimin e uraniumit.
Vendet perëndimore kanë shqetësime se Irani po synon prodhimin e armatimit bërthamor, që kërkon pasurimin e uraniumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›