E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery: Unë 1-shi, Messi 2-shi, Ronaldo 3-shi

Frank Ribery e ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij për të fituar Topin e Artë këtë vit. Ylli i Bayern Munchen ka thënë se ai e meriton këtë vit këtë çmim. Ribery tha se për të Messi duhet të jetë i dyti, ndërsa Ronaldo i treti.

"Unë duhet të fitoj këtë vit Topin e Artë. Mendoj se kam kaluar një edicion të suksesshëm me Bayernin dhe kemi fituar gjithçka. Pas meje duhet të jetë Messi. Ai është lojtari më i mirë në botë në 5 vitet e fundit, por nuk ka fituar këtë vit sa unë. Pas Messit mendoj se duhet të jetë Ronaldo" deklaroi Ribery./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›