E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton Premierliga, fiton Liverpooli

Liverpooli e ka mposhtur Stoke Cityn në ndeshjen hapëse për këtë edicion të Premierligës Angleze. 1 me 0 ishte rezultati i fitores për Reds.

Daniel Sturridge realizoj një gol të bukur për fitoren e Liverpoolit. Sturridge në minutën e 37 goditi nga distanca për 1 me 0.

Rezultati i fitores ka mundur të jetë shumë më i thellë sikur mos të ishin intervenimet fantastike që i ka bërë portieri i Stoke, Asmir Begovic.

Heroi i fitores së Liverpoolit u bë Mignolet i cili arriti të ndalë një penallti në minutën e 88 të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›