E Diel, 1 Nëntor 2026

Ribery beson në sezon pa humbje

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se skuadra e tij mund të qëndrojë e pamposhtur gjatë stinorit 2012-13 në Bundesligë.

Gjiganti bavarez ka shfaqur paraqitje të shkëlqyeshme duke të gjitha shtatë ndeshjet e deritashme, dhe francezi beson se ekipi mund të vazhdojë me formë të njëjtë edhe pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

“Bayerni dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë në futboll, por beson se mund të fitojmë Bundesligën, pa humbur asnjë ndeshje të vetme”, deklaroi Ribery për të përditshmen gjermane, Bild.

“Do të ishte fantastike të mbetemi të pamposhtur tërë sezonin. Megjithatë, nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj. Objektivi ynë kryesor është titulli në ligë pas dështimeve në dy sezonet e kaluara. Nuk ka rëndësi sa pikë tubojmë ose sa ndeshje kemi fituar, me rëndësi ka të fitojmë titullin. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të japim maksimumin për të triumfuar në fund”, përfundoi ai. Bayerni aktualisht ka pesë pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë, Eintracht Frankfurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›