E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin mbështet dënimin e anëtarëve të “Pussy Riot”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se tri anëtaret e grupit pank, “The Pussy Riot” e meritojnë dënimin prej dy vitesh burgim dhe se ish-magnati i naftës, i burgosuri Mikhail Khodorkovsky, duhet të kërkojë falje.

Putin i bëri këto komente gjatë një dokumentari televiziv kushtuar atij, i cili u transmetua me rastin e ditëlindjes së tij të 60-të.

Treshja e grupit “The Pussy Riot” u dënuan pas këndimit të një kënge kritike për Putinin dhe Kishën Ortodokse Ruse, në Katedralen më të madhe të Moskës, në muajin shkurt.

Në këtë dokumentar, Putini gjithashtu thotë se gjenerata e tanishme e liderëve opozitarë duhet të largohen, për t’u hapur rrugë njerëzve më interesantë, përmbajtësor dhe më të ndritur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›