E Diel, 1 Nëntor 2026

Ribery dhe Benzema në gjyq, akuza për marrëdhënie me prostituta të mitura

benzemaKombëtarja e Francës është trondtiur ditën e djeshme, pasi dy futbollistët më të mirë të saj, Franck Ribery dhe Karim Benzema, do të dalim para gjykatës. Mediat evropiane shkruajnë se shkak është bërë kryerja e marrëdhënive seksuale me prostituta të mitura.

Ngjarja ka ndodhur para Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, kur vajza me tëcialën ata akuzaohen se kanë kryer marrëdhënie, Zahia Dehar, ka qenë nën 18 vjeç, pasi tani ajo është 21 vjeç, ndërkohë që ajo vetë ka thënë se ata nuk e dinin që ajo ishte minorene.

Nën akuzë janë edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve dhe tutorë, që akuzohen për mbajtje me dhunë të prostitutave.

Në 2010-ën ndaj të dy futbollistëve nisi një hetim për përfshirjen në një rrjet prostitutash, ndërsa Benzema ka pranuar se ka shkuar me vajzën algjeriane në vitin 2009. Por vajza thotë se ata kanë kryer marrëdhënie një vit më parë, pra kur ajo ishte 16 vjeç. Por Dehar ka thënë se ajo i ka gënjyer ata për moshën dhe lojtarët nuk ishin në dieni.

prostituta

Zahia Dehar, e cila ka krijuar tani një linjë veshjesh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›