Berisha-Ramës: T’i martohesh e ndahesh sa herë ka zgjedhje, s’je model për shqiptarët
FIER- Partia Demokratike ka zhvilluar sot një miting elektoral në qytetin e Fierit, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryeministri Berisha kërkoi votën e fierakëve për t’i udhëhequr ata drejt një mandati të ri, ku siç tha Berisha do sigurohet punësim, mirëqenie për të gjithë. Kreu i PD-së premtoi ilaçe falas për pensionistët, pension jo më pak se 150$ dhe rritje me 50% të ndihmës ekonomike.
“Le të ecim përpara për një mandat të ri, me të cilin synojmë të rrisim mirëqenien e cdo qytetari të Fierit dhe mbarë Shqipërisë. Jam sot tek ju për tu zotuar para jush, para mbarë shqiptarëve se gjatë mandatit të ardhshëm në Shqipëri rroga minimale do të rritet në 350 dollarë, rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do arrijë në 700 dollarë. Jam sot për të garantuar cdo të ri se gjatë mandatit të ardhshëm dyert e universiteteve do vazhdojnë të hapura për të bërë realitet ëndrrën e tyre universitare, do hapen shkolla të tjera profesionale në mbarë vendin. Të rejat dhe të rinjtë 4 vitet që vijnë për çdo njërin prej jush që do punësohet qeveria do paguajë kontributet ndaj sipërmarrësve për 3 vjet. Qeveria do financojë kualifikimin tuaj falas në çdo sipërmarrje që ju do shkoni. Do financojmë kredi të buta për vetëpunësim. Në Shqipëri do krijohen 250 mijë vende pune për fierakët dhe mbarë shqiptarët. Ftoj socialistët e Fierit të bashkohen me ne pasi, 4 vitet që vijnë nuk do ketë pension më të ulët se 150 dollarë. Qeveria do marrë përsipër shpenzimet e ilaçeve për pensionistët, subvencion për transportin urban, do përballojë me buxhetin e asaj 90% të të gjitha shpenzimeve në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve. Garantoj qytetarët me ndihmë ekonomike se do rritet në masën 50% dhe se çdo pagesë jo vetëm do indeksohet me rritjen vjetore të çmimeve por do jetë dy herë më e lartë se sa ajo”, tha kryeministri.
Berisha më tej kërkoi votën e emigrantëve, të biznesmenëve dhe fermerëve pasi sipas tij në 4 vite për të gjithë ata do krijohen lehtësira.
“Ftoj emigrantët të votojnë PD, sepse bizneset e tyre do jenë 3deri 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal. Nëse duan të ndërtojnë ferma, çdo projekt i tyre do financohet me grante. Ftoj biznesmenët e Fierit të bashkohen me projektin tonë, i garantoj për ulje të mëtejshme të taksave, për partneritet sipërmarrës, publik, privat në të gjithë sektorët. Kualifikim falas të punëtorëve të tyre. Ftoj fermerët se do trefishojmë grantet. Ka filluar dhe do vazhdojë pagesa e akcizës së naftës e plehrave kime, çdo gjë që përdorim për prodhimin në bujqësi. Ftoj qytetarët e Fierit dhe mbarë Shqipërisë të bashkohen me ne për të votuar projektin e infrastrukturës më moderne, rrugë, ujësjellës, kanalizime, sistem të ri vaditës, shkolla të reja dhe të rindërtuara, qendra shëndetësore. Gjatë këtyre viteve premtimet tona kanë qenë një realitet, i keni prekur dhe ndjerë ato kudo”, tha Berisha më tej.
Edhe nga Fier kreu i ekzekutivit sulmoi alternativën e majtë, duke e cilësuar atë si modelin që mohon arritjet e shqiptarëve. Berisha u shpreh se modeli që ndjek lideri i PS nuk është modeli që përfaqëson shqiptarët, ndërsa i kërkoi të bëjë publike të ardhurat e tij.
“Alternativa tjetër është alternativa e denigrimit, pesimizmit, mohimit të cdo gjejë që ju keni realizuar. Ftoj qytetarët e Fierit të analizojnë me gjakftohtësi modelin tonë dhe të Edi Ramës. Zoti Rama qytetari shqiptar ka para së gjithash nevojë për respektimin e intelektit, djersës dhe dinjitetit të tij. Mos i fyej shqiptarët duke iu mohuar arritjet e tyre. Ato nuk janë arritjet e Sali Berishës, por të djersës së qytetarëve shqiptarë. Mos moho arritjet e tyre. Zoti Rama, unë me qytetarët e Fierit, mbarë shqiptarët vendosim para së gjithash respektin ndaj njëri-tjetrit, na bashkon respekti për familjen. Ti martohesh dhe ndahesh në prag të zgjedhjeve, ky nuk është modeli që iu ofrohet shqiptarëve. Jetoj në një apartament 125 metra katrorë, kam të deklaruar çdo qindarkë dhe çdo burim të të ardhurave të mia, thuaju shqiptarëve për të ardhurat e tua, është e domosdoshme transparenca publike për figurat publike”, tha më tej Berisha.
(m.a/BalkanWeb)