E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: FRD synon ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe Presidentit nga populli

TIRANE- Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, në një takim me banorët e komunës Kashar, tha se FRD është një forcë e cila garon e vetme në këto zgjedhje, por e pasur në mbështetje qytetare. Data 23 qershor, tha z.Topi, është një mundësi që në Parlament të përfshihen forca politike që e duan Shqipërinë, jo ata deputetë që marrin vetëm rrogën dhe nuk zgjidhin hallet e popullit. 

Duke ju referuar premtimeve zgjedhore të FRD Topi u shpreh se "ne synojmë Presidentin nga populli, ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe taksim të ndershëm për biznesin". 

Ai akuzoi klasën politike aktuale, e cila, e cila, sipas tij, e ka lënë qëllimisht në kaos çështjen e pronës,për ta grabitur. ”Kjo klasë politike duhet të ikë së bashku me dështimin e saj", u shpreh Topi . 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›