Rice: NATO të jetë e hapur për Maqedoninë

Maqedonia është e gatshme për anëtarësim në NATO, ndërsa Aleanca duhet të mbetet e hapur për anëtare të reja, vlerësoi ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice në Uashington në debatin me titull "Lidershipi: Roli kritik i politikës së jashtme amerikane", organizuar nga fondacioni "Heritixh".
"Kam punuar shumë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. E di se njerëzit janë ende duke u përpjekur për të zgjidhur këtë çështje, ndoshta kjo edhe do të zgjidhet. Por unë angazhohem për integrimin e çdo vendi evropian që është i gatshëm dhe mendoj se Maqedonia është e gatshme", deklaroi ajo
Ajo kujtoi Samitin në Bukuresht ku për Maqedoninë, si dhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ku Aleanca publikoi një deklaratë se do të bëhen anëtare të NATO-s dhe paraqiti afirmim për korrektësinë e inkuadrimit të tyre.
"Besoj se NATO-ja duhet të mbetet e hapur për çdo shtet evropian demokratik që dëshiron t`i bashkohet sepse Aleanca para se gjithash, nuk është themeluar që të mbetet klub i mbyllur, por si mekanizëm i sigurisë kolektive për demokracitë në këtë drejtim ne kemi bërë trysni shumë të fortë. Konfirmim për këtë është integrimi i një numri të caktuar vendesh nga Evropa Lindore, duke përfshirë vendet baltike për të cilat dikur mendohej se kjo është e pamundur", rikujtoi Rice.