E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e Eurozonës, Japonia 60 miliardë dollarë FMN-së

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citoi një zëdhënës të ministrisë të ketë thënë se "ministri i Financave, Jun Azumi, deklaroi se Japonia do të jepte 60 miliardë dollarë për riforcimin e bazave financiare të FMN-së''.

Ky vendim i përgjigjet një kërkese të bërë nga Kristine Lagarde, e cila kishte kërkuar në muajin janar financime shtesë për FMN-në për të rritur në 500 miliardë dollarë burimet e kreditueshme për të luftuar më mirë kundër krizës evropiane të borxhit.

Premtimi i Japonisë do të paraqitet zyrtarisht nga autoritetet japoneze gjatë një takimi të ministrave të Financave dhe bankierëve qendrorë të G20-s në Uashington, më 20 prill dhe gjatë asamblesë semstrale të FMN-së.

Në një komunikatë të publikuar në Uashington, Lagarde përshëndeti menjëherë rolin promotor dhe angazhimin e Japonisë për multilateralizmit, duke iu kërkuar edhe shteteve të tjera, vecanërisht SHBA-ve, të bëjnë të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë refuzuar në vijimësi të shtojnë fondet për FMN-në, duke thënë se “ne besojmë se Evropa mund t’ia dalë vetë”./Start/

                                                                                             2012-04-18 08:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›