Rick Perry dhe Mitt Romney ne krye te listes per postin e kandidatit republikan per president

Anketa te fundit tregojne se zoti Perry kryeson ndaj zoti Romney i cili kishte udhehequr renditjen per disa muaj me rradhe.
Te dy kandidatet kembengulin se pervoja qe kane fituar duke krijuar vende te reja pune ne shtetet e tyre perkatese i bene ata te jene zgjedhja me e mire per te perballur presidentin Obama ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.
Zoti Perry ka sherbyer me gjate pa nderprerje ne krahasim me te gjithe guvernatoret e tjere ne vend. Ai e mori postin e tij pas zgjedhjes se z. George W. Bush si president i Shteteve te Bashkuara ne fund te vitit 2000.
Nese dikush sheh se cfare kemi bere ne kete dhjetevjecar te fundit do te veje re se kemi krijuar me teper se nje milion vende te reja pune ne shtetin e Teksasit ne te njejten kohe qe ne Shtetet e Bashkuara u humben mese dy milione e gjysme vende pune.
Zoti Romney ishte guvernator i shtetit Masacusets per kater vjet dhe ai gjithashtu thekson se ka krijuar vende te reja pune gjate asaj kohe. Por kandidati Romney thote se eshte nje zgjedhje me e mire pasi ai ka punuar per vite me rradhe ne sektorin privat para se te fillonte karrieren politike.
Pervoja qe kam fituar duke nisur aktivitete private e duke ndihmuar aktivitetet e tjera te rriteshin dhe te kishin sukses eshte ajo cfare me jep mua aftesine per te krijuar nje plan per te ndihmuar ne ri-strukturimin e themeleve te ekonomise se Shteteve te Bashkuara ne menyre qe te jemi serish ne gjendje te hapim vende te reja pune cilesore dhe te konkurojme me te gjitha vendet e botes.
Ngritja e shpejte e rezultateve te guvernatorit Perry ne anketat e fundit eshte e lidhur drejtperdrejt me renien e nivelit te paraqitjes ne keto anketa te anetares Kongresit Michele Bachmann thote analisti i Universitetit American Allan Lichtman.
Une mendoj se gara do te filloje te zhvillohet teresisht midis ketyre dy kandidateve guvernatorit te Tesksasit Rick Perry dhe ish-guvernatorit te shtetit Masacusets Mitt Romney. Nuk besoj se znj. Michele Bachmann ka nje mbeshtetje te mjaftueshme per te qene kandidate per nje kohe te gjate edhe pse ajo fitoi ne votimin prove te republikaneve te zhvilluar ne Ajoua per te cilin mund te thuhet se historikisht nuk ka qene vendimtar.
Anetarja e Kongresit Bachmann shpresoi qe vendi i pare i ne Ajoua do ta vendoste ne krye te listes se gjate te kandidateve republikane por ajo tashme ndodhet ne vendin e trete ose te katert ne rezultatet e anketave te fundit.
Analistet politike thone se z. Perry ne rrugen drejt zgjedhjeve paraprake brenda partise ne fillimin e vitit te ardhshem mund te perfitoje shume prej parapelqimit te tij nga ana e votuesve konservatore te Partise Republikane.
Specialisti politik i Institutit Amerikan Enterprise Norman Ornstein thote se guvernatori Perry preferohet prej konservatoreve sociale per shkak te besimit te tij fetar dhe prej aktivisteve te grupit Tea Party te cilet mbeshtesin nje rol te pakesuar per qeverine qendrore.
Entuziazmi rreth zotit Perry eshte pasqyrim si i shqetesimit te republikaneve mbi kandidaturen e z. Mitt Romney ashtu edhe i shqetesimit te tyre ne lidhje me kandidatet e tjere per sa i perket mundesive qe ata kane per tu zgjedhur.
Analistet thone se ka kohe mese te mjaftueshme per kryesuesit e anketave te deritanishme te ngecin dhe per disa prej atyre me pak te njohur te levizin ne krye.