E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni ne veri Rexhepi U planifikua me shpejtesi

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka dhënë një arsyetim interesant dhe befasues për aksionin në veri, i cili është përgatitur me një shpejtësi të madhe - brenda dy orësh.

Zakonisht aksionet e një rëndësie kaq të madhe përgatiten gjatë dhe kjo ka qenë pyetja që i është shtruar disa herë ministrit Rexhepi nga anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, të cilët e kanë quajtur të papërgatitur ndërhyrjen e njësive speciale më 25 korrik në veri. Por Rexhepi tha se planifikimi i shpejt ka ndodhur për shkak se telefoni i tij dhe bisedat e tij me kryeministrin po përgjohen nga ndërkombëtarët, një pjesë e të cilëve sipas tij bashkëpunojnë me strukturat paralele dhe ilegale në veri.

“Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”-tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se për ndërhyrjen në veri është vendosur brenda ditës, me kërkesë të kryeministrit Thaçi. Me gjithë kritikat e opozitës për zmbrapsje dhe dështim, Rexhepi e ka quajtur të suksesshëm aksionin.

“Qëllimi për aksionin në fjalë është arritur. Këtu është bërë një hap i madh pasi për të parën herë është depërtuar dhe është shtrirë funksionimi i institucioneve qendrore edhe në kufi me Serbinë, pra në pikën 1 dhe 31. Edhe më herët kemi thënë se ka edhe shumë sfida  përpara. ..Ky ka qenë një hap i madhe që do të vazhdoj edhe me aksionin  tjera, me arrestimin e kriminelëve me kthimin e gjykatësve në Gjykatën e  Qarkut, me vendosjen e ligjshmërisë dhe  organizimin e zgjedhjeve të lira”-u shpreh ai.

Rexhepi tha se situata në veri vazhdon të jetë e brishtë. Gjithsesi, është në finalizim plani periudhën pas 15 shtatorit, kur përfundon marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e KFOR-it e që solli paqen e përkohshme në veri.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›