Program per Drejtesine i Agjensise Amerikane per Zhvillimin Nderkombetar

Programi pesevjecar per Forcimin e Drejtesise ne Shqiperi i financuar nga Agjensia Amerikane per Zhvillimin Nderkombetar USAID po mbeshtet krijimin prane disa gjykatave te Qendrave te Ndermjetesimit. Ne Gjykaten e Korces eshte hapur qendra e pare e tille ndersa procesi pritet te shtrihet me pas edhe ne gjykatat e tjera te vendit.
Ngritja e sherbimit te ndermjetesimit prane gjykates shihet si nje alternative per zgjidhjen e konflikteve mes qytetareve jashte procesit gjyqesor por pa rene ne kundershtim me ligjin. Gjyqtaret do te referojne ceshtje tregtare dhe familjare tek Qendra e Ndermjetesimit duke ndihmuar keshtu edhe ne reduktimin e ceshtjeve gjyqesore.
Ky sherbim jo vetem eshte me i shpejte pasi nuk ndjek procedurat gjyqesore por eshte edhe me pak i kushtueshem pasi u sherben paleve ti shuajne konfliktet para se ato te mberrijne ne dyert e drejtesise. Krijimi i Qendrave te Ndermjetesimit pason nje aktivitet disa vjecar ne programe e projekte te shoqerise civile ne kete drejtim te mbeshtetura nga donatore te ndryshem.
Klima e ndermjetesimit dhe pajtimit te mosmarreveshjeve ka qene pak e perhapur viteve te fundit ne Shqiperi dhe pjesa derrmuese e konflikteve perfundojne neper gjykata. Personeli i paket i gjykatave dhe praktikat e gjata burokratike te administrates gjyqesore bejne qe shpesh ceshtjet te tejzgjaten. Programi i Drejtesise i financuar nga USAID mbeshteti pak kohe me pare krijimin e Qendrave te Informimit te cilat sigurojne qasjen publike te informacionit gjyqesor.
Po keshtu ky projekt ka nxitur median si vendore edhe kombetare te punoje per te shtuar raportet investigative vecanerisht per ceshtjet e korrupsionit ne sektoret me te perfolur te jetes shqiptare. Nderkaq ne Shqiperi pritet te aprovohet nga parlamenti shqiptar ligji per funksionimin e Gjykates Administrative i cili do te sillte nje lehtesim tjeter per trajtimin e ceshtjeve gjyqesore sidomos per konfliktet e qytetarit dhe te biznesit me shtetin. Aprovimi i ligjit kerkon ne parlament 84 vota dhe pak dite me pare eshe vendosur nga grupet parlamentare te poziets dhe opozites qe te shtyhet votimi.