E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Berat, Lushnja 10 gola

ASA (Albania Sport Agency) - Tomori i vendit të fundit arriti të fitojë 3-2 me Skënberbeun kryesyes, në një takim që u ndërpre për rreth 30 minuta. Tifozërt vendas zbritën në fushë, kur rezultati ishte 1-0 për Skënderbeun (Ngjela 22') duke protestuar ndaj FSHF-së dhe hedhur fyerje në adresë të presidentit Armand Duka. Loja rifilloi dhe takimi u drejtua jo nga gjyqtari Aranil Lulaj, por nga ai i katërt. Tomori gjeti kohë të shënojë tre gola: Bërzezi (54'), Arbëri (56') dhe Malasi (64'), kundrejt një tjetri të Skënderbeut (Frashëri 61'), lojtarët e të cilit qëndruan më shumë spektatorë deri në përfundim të takimit. Edhe Besëlidhja, kandidati tjetër për në Superligë arriti një fitore spektakolare në transfertë me Gramshin: 5-3. Lushjnja arriti fitoren më të thellë, madje as tipike për miqësore kur mposhti në shtëpi 10-0 Erzenin me lojtarë të rinj. Tepelena-Laci u ndanë në barazim 2-2, ndërsa Bilisht mposhti Turbinën 2-1. Sopoti fitoi me Pogradecin 3-2.

KATEGORIA E PARË, JAVA 24
BILISHTI-TURBINA 2-1
SOPOTI-PORGRADECI 3-2
TEPELENA-LACI 2-2
TOMORI-SKËNDERBEU 3-2
LUSHNJA-ERZENI 10-0
GRAMSHI-BESËLIDHJA 3-5

1 Skënderbeu 50 15 5 3
2 Besëlidhja 48 14 6 2
4 Lushnja 42 13 3 6
4 Turbina 42 13 3 66
5 Laci 35 9 8 7
6 Erzeni 29 9 2 11
7 Tepelena 26 7 4 10
8 Gramshi 25 8 1 13
9 Pogradeci 24 8 0 14
10 Sopoti 25 6 4 11
11 Bilishti 23 8 2 12
12 Tomori 20 6 2 14
12 Ada 18 5 3 14
14 Burreli 0 0 0 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›