E Martë, 3 Nëntor 2026

Rienergjizimi i PS-së, Rama mbledh në seli të deleguarit e qarqeve

Në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste kreu i kësaj force politike, Edi Rama ka mbledhur të deleguarit e qarqeve të vendit.

Ky takim vjen teksa Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të rivitalizimit të strukturave të saj ndërsa një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Diasporës teksa kryeministri Rama do të zhvillojë takime në Milano, Athinë dhe në Munih të Gjermanisë.

Turin e takimeve të Partisë Socialiste, Edi Rama do ta nisë me Athinën në 12 maj në kuadër përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Më pas kryesocialisti Rama së bashku me ekipin e tij të Partisë Socialiste do të vijojë në disa qytete të Evropës, ku mund të përmendet Milano dhe Munihu.

Ky tur i takimeve me komunitetin shqiptar në Milano, Athinë dhe Munih të Gjermanisë vjen pas procesit të rinenergjizimit të Partisë Socialiste duke nisur me mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike si dhe i paraprin Kongresit të Partisë Socialiste që pritet të mbahet në qershorin e këtij viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›