E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Tirana në edicionin e 9-të të saj

Ashtu sikurse tashmë është bërë një traditë, që çdo fundviti Tirana të ketë dhe bukuroshen e saj. Miss Tirana do të organizohet në datën 22 dhjetor, ku do të konkurojnë 19 vajza nga kryeqyteti.Edicioni i nëntë do të japë dy çmime të mëdha "Princesha e Tiranës" dhe "Mbretëresha e Kryeqytetit" Miss Tirana 2008. Ashtu sikurse 9 vite me radhë ky kompeticion bukurie organizohet nga Agjensi Spektakel Karabashi. Në një konferencë për shtyp kryetari i saj Alban Karabashi, bëri të hapur zyrtarisht këtë eveniment, që për kryeqytetin do ta vlerësonte si ngjarjen më të madhe të vitit. Këtë vit Miss Tirana zhvillohet nën kujdesin dhe mbështetjen e dy Kryetarëve të Komunave Farkë dhe Kashar. Kjo e ka bërë akoma dhe më të vecantë këtë kompeticion, pasi gjithë klipet e realizuar për vajzat konkurente janë xhiruar në realitetin e punëve dhe të gjitha fushave të jetës së këtyre dy komunave. Është një mënyrë e ndryshme e sjelljes së elementeve të rinj, për ti praqitur vajzat sa më origjinale dhe në përshtatje me jetën e përditshme të periferisë së kryeqytetit. Spektakli do të vijë në formën e një show me sfilata dhe koreografi bashkohore, të cilat do të sjellin dhe veshje të motiveve tiranase. Artistët e shquar nuk do të mungojnë të përshëndesin dhe të jenë pjesë e pandar e Miss Tirana 2008, për ti dhënë kryeqytetit shqiptar "Mbretëreshën e tij" të bukurën që gjithmonë ka ditur ta zgjedhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›