E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet helikopteri në Afganistan, tre viktima

NATO ka konfirmuar se një helikopter civil është rrëzuar sot në jug të Afganistanit. Policia afgane bëri të ditur se tre pasagjerë kanë humbur jetën gjatë aksidentit.

Aleanca veri-atlantike tha se forcat e koalicionit në këtë vend po bëjnë përpjekje të mbledhin më shumë informacione për atë që ka ndodhur. Ndërkohë që nuk ka preferuar të flasë rreth shkaqeve të incidentit ose për viktimat e mundshme, duke lënë të paqartë nëse helikopteri është qëlluar apo ka pësuar dështime teknike.
 

Por, një zëdhënës i talebanëve, Qari Jusuf Ahmadi, tha se kryengritësit “kanë rrëzuar helikopterin dhe të gjithë personat në bord kanë humbur jetën”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›