E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha nis takimet si kreu i selisë blu, sot takohet me ambasadorin Sequi

basha-sequi-takimTiranë- Lulzim Basha do të nisë sot takimin e parë në cilësinë e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Dhe këtë takim ai pritet ta mbajë me një përfaqësues ndërkombëtar, siç është edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi.

Takimin e ka njoftuar vetë zyra e shtypit e selisë blu, njoftim në të cilin thuhet se takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe në selinë e PD-së do të lejohen të hyjnë vetëm operatorët e mediave sa për të marrë pamjet e takimit.

Basha u zgjodh më 22 korrik nga anëtarësia e PD-së drejtues i kësaj force politike.

Kreu i Bashkisë së Tiranës fitoi garën përballë ministrit aktual të Transportit, Sokol Olldashit me mbi 80% të votave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›