E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillojne perpjekjet e kerkimit per te zhdukurit ne anijen Costa Concordia

Polumbaret rifilluan perpjekjet e kerkimit per gjetjen e personave te zhdukur ne anijen Costa Concordia qe u permbys ne brigjet veriperendimore te Italise ne fillim te muajit.

Autoritetet gjermane dhe italiane identifikuan dje trupat e tre pasagjereve gjerman qe u nxorren nga rrenojat. 16 te vdekur jane konfirmuar ndersa 17 te tjere figurojne te zhdukur nga anija qe u permbys dhe eshte gjysme e fundosur ne afersi te ishullit Giglio.

Ekipet e shpetimit po punojne per te boshatisur rezervuarin e karburantit te anijes te shtunen.

Kapiteni i anijes Francesco Schettino mbetet nen arrest shtepie i akuzuar per vrasje dhe largimin nga anija para se 4 mije e 200 pasagjeret e saj te ishin te sigurte.

Media italiane citon Schettinon te kete thene se e drejtoi anijen shume prane vendit ku u permbys ne afersi te ishullit Giglio ne shenje pershendetje qe ai thote se i ishte kerkuar nga ekzekutivet e kompanise Costa Cruises per aresye publiciteti. Pronaret e anijes nuk kane komentuar per keto akuza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›