Parlamenti i Shqiperise debaton per 21 janarin pas veprimeve te Prokurorise

Parlamenti ne Tirane miratoi sot ngritjen e nje komisioni hetimor per veprimtarine e nenkryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu kerkuar nga nje grup deputetesh se ai po shkel ligjin dhe po abuzon me postin e larte per tu marre me veprimtari politike hapi i fundit i te cilit pritet te jete propozimi per shkarkimin e tij nga detyra. Komisioni u ngrit me votat e shumices dhe anetare do te kete po ata sepse opozita tha se nuk do te votonte dhe nuk do te merrte pjese ne nje komision i cili do te merret me nje individ dhe jo me reformimin e sistemit te drejtesise te demtuar nga korrupsioni paaftesia dhe sherbimet politike. Zoti Spahiu kerkoi sot perseri qe te degjohet nga deputetet para se te ngrihet ky komision por parlamenti shpjegoi se nuk ka procedura qe ai te flase ne seance plenare. Zoti Spahiu i ka hedhur poshte keto akuza dhe ka deklaruar se eshte gati te jape doreheqjen se eshte marre me veprimtari shoqerore dhe jo politike dhe se do ti kerkoje gjykates kushtetuese te interpretoje rreth kesaj nisme te parlamentit kunder tij.
Gjate diskutimeve mbi gjendjen e drejtesise debatet ne parlament u zhvendosen tek hetimi ngjarjeve te 21 janarit te cilat moren nje shtytje te forte perpara me akuzimin e komandatit te Gardes dhe kerkeses per heqje imunitetit te 3 deputeteve socialiste. Deputetet e opozites socialiste kerkuan qe qeveria ti hape rrugen hetimeve te metejshme te prokurorise per demonstraten e 21 janarit ku humben jeten 4 protestues dhe u plagosen dhjetera te tjere civile e ushtarake. Deputeti Fatmir Xhafa tha se prokuroria shqiptare me ndihmen e FBI hodhen hapin e pare ne ndricimin e 21 janarit se paku sa i takon perdorimit te armeve dhe humbjes se jeteve njerezore. Deputeti Saimir Tahiri tha se provat laboratorike te FBI ndricuan njeren nga vrasjet qe eshte kryer me armen e komandantit te gardes ndersa perseriti kerkesen qe te hetohen per kete ngjarje kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshem Lulezim Basha.
Deputetet e Partise Demokratike pohuan se kryeministri Berisha ishte i pari qe mbremjen e 21 janarit kerkoi hetime te plota per ngjarjet te cilat u vonuan megjithese shume detaje ishin ne flagrance dhe ne drite te diellit dhe te mediave. Deputetja Mesila Doda tha se opozita shqiptare foli per vrasje dhe marrje pushteti gjate gjithe kohes qe pergatiti demonstraten e 21 janarit nje vit me pare. Ajo shprehu pesimizmin e saj mbi menyren se si prokuroria po heton kete ngjarje duke mos e pare dhunen e opozitareve si nje krim te organizuar. Deputeti Edi Paloka hodhi dyshimet e tij mbi zvarritjen e hetimeve nje vit rresht ku ngjarjet dhe provat ishin ne mes te kryeqytetit. Ai tha se prokuroria ka bashkerenduar punen me opoziten socialiste per te mos denuar organizatoret e dhunes por per te goditur ushtarakaet qe mbrojten shtetin nga dhuna.
Parlamenti me komisionet e veta pritet te degjoje neser shpjegimet e 3 deputeteve socialiste para se te votohet per heqjen e imunitetit te tyre sic ka kerkuar prokuroria. Deri tani jane te akuzuar zyrtarisht vetem komandanti i Gardes dhe shoferi i tij per krim dhe fshehje krimi si dhe nje teknik kompjuterash ne kryeministri qe dyshohet se ka fshire filmimet e kamerave te sigurise.