E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillon mbledhja e KQZ-së për fletët e kontestuara

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur pas një pushimi prej dy orësh mbledhjen e pasdites ku pritet të numërohen edhe një numër kutish me fletë të kontestuara.
 

Ndërkohë paralelisht me mbledhjen e KQZ-së ka nisur edhe protesta e Partisë Socialiste përpara godinës së këtij institucioni si dhe forca të shumta policie të cilët janë bërë vendosur jashtë godinës.
 

Ndërkohë deputetë të Partisë Socialiste, po mbajnë fjalimet e tyre kundër numërimit të fletëve të kontestuara që sipas tyre shkon ndesh me Kodin Zgjedhor.
 

Ndërkohë kanë mbetur edhe mbi 12 të tjera për t`u numëruar ndërsa deri më tani kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 170 vota të vlefshme, ndërsa kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama ka marrë deri më tani 79 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›