GJL vendos nesër për videon Meta-Prifti

Gjykata e Lartë e ka marrë si provë video-përgjimin e regjistruar në zyrën e ish-ministrit Prifti, ku mes tij dhe Metës përmendeshin shifrat 700 mijë euro dhe 7 për qind.
Sipas pretendimeve të paraqitura në kërkesë-padinë drejtuar GJL-së, avokatët e Metës pretendojnë se kjo video nuk mund të konsiderohet si provë, pasi ajo nuk është marrë në kushtet e kërkuara nga ligji.
Pak ditë më parë, dosja ku Ilir Meta është i pandehur, është regjistruar për gjykim pranë Gjykatës së Lartë. Nëse kjo gjykatë vendos të pranojë kërkesën e ish-zv/kryeministrit Meta për të shfuqizuar përdorimin e videos, automatikisht gjykata nxjerr të pavlerë vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të dhe gjithë aktet e tjera që burojnë nga video-përgjimi.
Shqyrtimi i kësaj kërkese do të bëhet nga një kolegj penal me relator gjyqtarin Medi Bici.
Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet ndaj Ilir Metës pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” të regjistrimit video-audio të një bisede mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti. /Start/
2011-05-22 10:43