E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillon procesi i numërimit në Gjirokastër

Burime nga kjo KZAZ thanë se procesi i numërimit të votave u ndërpre me konsensus të anëtarëve të grupit të numërimit të votave, për disa orë pushim pas një pune të lodhshme që ka nisur natën e se djeles duke u gdhirë dita e djeshmeGJIROKASTËR- Procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr.28 në Gjirokastër që u ndërpre për pak orë, rifilloi pas mesnatës. Burime nga kjo KZAZ thanë se procesi i numërimit të votave u ndërpre me konsensus të anëtarëve të grupit të numërimit të votave, për disa orë pushim pas një pune të lodhshme që ka nisur natën e se djeles duke u gdhirë dita e djeshme. KZAZ e Gjirokastrës përfshin 122 qendra votimi. Në qarkun e Gjirokastrës funksionojnë tre KZAZ, përkatësisht në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë.
Në zgjedhjet përgjithshme që u zhvilluan dje u thirrën në votime 129600 zgjedhës nga qarku i Gjirokastrës, prej të cilëve votuan mbi 50 për qind e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›