E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ndërpritet numërimi i votave

Procesi është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes komisionerëve të subjekteve të ndryshme politike për procesverbalet shoqëruese të disa kutive të votimitVLORË-Proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Vlorës, është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes komisionerëve të subjekteve të ndryshme politike për procesverbalet shoqëruese të disa kutive të votimit.
Në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 61, në Pallatin e Sportit të qytetit, proçesi është ndërprerë rreth orës 09: 15 të ditës së sotme, kur kishin mbetur ende pa u numëruar edhe 6 kuti votimi. Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi, prej të cilave deri më tani, sipas të dhënave, janë shqyrtuar mbi 287 prej tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›