Marrëveshja SHBA-Rusi nënshkruhet në Pragë
Praga është pajtuar që të jetë nikoqire e nënshkrimit të traktatit të ri SHBA-Rusi për reduktimin e arsenalit bërthamor, ka njoftuar dje Ministria e Jashtme e Çekisë.
Kjo kumtesë është shenja deri me tani më e qartë se Washingtoni dhe Moska janë afër kompletimit të marrëveshjes, me të cilën do të zëvendësohet marrëveshja START, e nënshkruar në vitin 1991, afati i së cilës ka skaduar në dhjetor të vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Filip Kanda, theksoi se Praga është pajtuar që të jetë nikoqire e nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e presidentit amerikan, Barack Obama dhe presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedev, pasi që negociatorët të kompletojnë bisedat.
Ai theksoi se negociatat ende nuk janë kompletuar.
“Si aleatë, ne jemi këshilluar me palën amerikane për nënshkrimin e marrëveshjes, pasi që të kompletohen negociatat. Ne jemi pajtuar të jemi nikoqir”, tha Kanda.
Mbeti e paqartë se a ka diskutuar Praga zyrtare për planin e ceremonisë së nënshkrimit edhe me qeverinë e Rusisë.