Riformatimi i KQZ, përfundojnë seancat dëgjimore

Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me kandidatët për kryetar të ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në seancën dëgjimore nuk u paraqitën dy prej kandidatëve dhe kryesisht Etleva Paplekaj dhe Kozeta Vuksanlekaj.
Kreu i komisionit të ligjeve, Ilir Rusmajli ka deklaruar se kandidatët të cilët nuk janë paraqitur në seancën dëgjimore nuk duhet të përjashtohen nga votimi.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e komisionit të bëjnë vlerësimet për kandidatët duke përzgjedhur vetëm katër prej tyre.
“Secili nga anëtarët e komisionit nuk mund të votojë më shumë se katër kandidatë. Anëtarët të bëjnë vlerësimet e tyre dhe të vazhdojmë me procedurat” tha ai.
Ndërkohë në bazë të kodit të ri elektoral të miratuar me konsensus nga palët politike parashikohet që fillimisht do të dëgjohen të gjitha kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ-së në komisionin e ligjeve dhe më pas të zhvillohen seancat dëgjimore për anëtarët.
Më pas në bazë të ligjit elektoral këto kandidatura hidhen në votim në komision dhe katër kandidaturat më të preferuara i shkojnë seancës plenare për të votuar kandidatin i cili merr shumicën e thjeshtë të votave në Parlament.
Por nëse një prej 18 kandidaturave merr 3/5 e votave të anëtarëve të komisionit të ligjeve ai shkon automatikisht si kandidaturë konsensuale në seancë plenare për tu votuar.
Ja lista e plotë e kandidatëve:
1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali