E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riformatizim në Pejë

Pushteti komunal në Pejë është përfshirë nga procesi i riformatizimit. Kryetari Ali Berisha ka ndjekur shembullin e kryeministrit Hashim Thaçi, duke bërë shkarkime dhe emërime të zyrtarëve të lartë të Komunës.

Në mbledhje e Kuvendit Komunal, të enjten, Kryetari Berisha që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se shkarkimet dhe emërimet e reja i ka bërë bazuar në të drejtën që i jep Ligji mbi vetëqeverisjen lokale.

“Prej sot liroj nga detyra Gazmend Muhaxherin, nënkryetar i Kuvendit Komunal, Xhevdet Avdiun, drejtor i punëve komunale dhe teknike, Zana Radoniqin nga posti i drejtoreshës së urbanizmit, Nimon Bricorin, drejtor i zhvillimit ekonomik”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Pejës ka bërë të ditur se nënkryetar në vend të Muhaxhirit, i cili kohë më parë ka kaluar në LDK, do të jetë Shefqet Ukaj i LDD-së. Gazmend Muhaxhiri, ndërkaq, është caktuar të udhëheqë Drejtorinë e Urbanizmit, kurse Zana Radoniqi tash e tutje do të drejtojë dikasterin për zhvillim ekonomik. Udhëheqës i Drejtorisë për Punë Komunale është emëruar Naim Sahiti.

Kryetari Ali Berisha nuk ka dhënë arsyet për rikonfigurim në pushtetin lokal të Pejës.

Këshilltarët e PDK’së në Kuvendin Komunal nuk kanë qëndruar deri në fund të seancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›