Ja përse nuk njihet Kosova nga Sarajeva

Nëse mes politikanëve kryesorë të tre etniteteve në Bosnjë e Hercegovinë ekziston konsensus për të vetmen çështje atëherë padyshim se kjo është - mosnjohja e Kosovës.
Arsye për këtë, e pranojnë të gjithë në Sarajevë, është qëndrimi negativ i politikanëve serbë në Banja Llukë, qendër administrative e Republika Serpskës.
"Ne nuk e kemi pasur kurrë në rendin e ditës njohjen e Kosovës, për shkak se në përbërjen që kemi ne, njohja e Kosovës nuk do të ishte e mundur," - thotë për BBC-në Haris Silajxhiq, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
Këtë e konfirmojnë edhe politikanë të tjerë. Sulejman Tihiq, kryetar i partisë së Veprimit Demokratik, SDA, rikujton se sa i përket Kosovës, mungon konsensusi i përgjithshëm:
"Për këtë duhet të ekzistojë konsensus i brendshëm, ndryshe edhe sipas Kushtetutës nuk mund të bëhet asgjë. Tani për tani këtë e kundërshtojnë serbët në Republika Serpska dhe me siguri se Bosnja e Hercegovina do të pres zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve si dhe në Serbi."
Kryetari i Parlamentit të Republika Serpskës, Igor Radojiçiq, duke argumentuar kundërshtimin e njohjes, përsërit qëndrimin serb se shpallja e saj ishte precedent ndërkombëtar:
"Falë këtij qëndrimi të Banja Llukës edhe Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës," - thotë ai.
I pyetur se cili është qëndrimi i serbëve të Bosnjës sa i përket mundësisë së ndarjes së Kosovës dhe a do të reflektohej kjo edhe në raportet Banja Llukë - Sarajevë, Radojiçiq përgjigjet se këto dy çështje nuk duhet përzier:
"Kosova është një rrëfim më vete me historinë e saj dhe me problemet e mëdha të trashëguara, kurse Bosnja e Hercegovina është një rrëfim tjetër. Probleme mund të shpërthejnë varësisht nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çfarëdo që të jetë ai, pasojat do të jenë globale. Dhe, nëse Gjykata thotë se, thënë thjesht, janë të lejuara secesionet në bazë të vullnetit të qytetarëve, ky është problem për gjysmën e shteteve evropiane. Nëse Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë thotë se nuk janë të lejuara secesionet me shpallje të njëanshme, atëherë problem do të kenë të gjitha vendet që kanë njohur Kosovën", thotë Radojiçiq.
Edhe Zllatko Llagunxhija, kryetar i Partisë Socialdemokrate përsërit se për të njohur Kosovën duhet konsensus i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës që, sipas Marrëveshjes së Djetonit, përbëhet nga tre veta, një boshnjak, një, kroat dhe një serb.
"E dyta, kur është fjala për Kosovën, sa më përket mua, qëndrimi i Bosnjë e Hercegovinës është i tillë çfarë është edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian. Dhe, kur BE-ja të ndërtojë qëndrimin e vet unik, edhe Bosnja e Hercegovina duhet të dalë me qëndrimin e saj. Por, objektivisht në rrethanat kur nuk mund të arrihet ndonjë qëndrim unik, ajo që mund t'i ndihmojë, Kosovës, Bonjë e Hercegovinë dhe edhe Serbisë, është kjo: Nëse dikush mendon se për Kosovën do të mund të vendoset nesër përmes Bosnjë e Hercegovinës, atëherë sugjerimi im është - më mirë të mos shkohet në këtë drejtim, sepse futja e Bosnjë e Hercegovinës, madje edhe në plane hipotetike, si diçka që do të ishte një kompensim mes Kosovës e Serbisë, do të shënonte vetëm një fatkeqësi të re në këto hapësira dhe, jam i bindur se, kjo do të shënonte një luftë të re ballkanike."
Fahrudin Radonçiq, një gazetar i njohur në hapësirat e ish - Jugosllavisë, në vitet nëntëdhjetë, sot pronar i disa mediave të shkruara e elektronike, prej para një viti ka formuar Partinë për Ardhmërinë më të mirë të Bosnjë e Hercegovinës. Njohja e Kosovës, thotë ai, nuk është çështje personale e as emotive, por thellësisht politike. Duhet të jetë punë procesi e jo e vendimeve të shpejta e të pamatura:
"Mendoj se është reale që politika boshnjake që natyrisht participon në politikën e Bosnjë e Hercegovinës, si element i rëndësishëm, mund të mbështesë njohjen e pavarësisë së Kosovës kur këtë ta bëj edhe politika serbe këtu, sepse nëse kjo njohje do të ishte e hershme ose e njëanshme nga ana e një populli do të kishim një situatë të panevojshme dhe tepër traumatike që Kosovës nuk do t'i ndihmonte kurse ne do të na pengonte shumë. Mirëpo, çështja e pengimit të kosovarëve që të mund të vizitojnë Bosnjën vetëm pse posedojnë dokumente të udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Prishtinë, flet për paaftësinë ose vullnetin jo të mirë të qeverisë sonë shtetërore. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur dhe ata njerëz patjetër se duhet të udhëtojnë. Fundja, Kosova është njohur nga shumë vende, njerëzit e saj udhëtojnë nëpër shumë vende të botës dhe nuk ka arsye pse të mos mund të udhëtojnë njësoj, me komoditet të plotë edhe nëpër Bosnjë e Hercegovinë", përfundon Radonçiq.
Zëvendëspërfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Raff Gregorian, thotë se kur është fjala për Kosovën, për këtë nuk duhet t'i bëhet presion Bosnjës në këtë kohë, sepse ajo ka mjaft probleme të brendshme:
"Nuk ka pajtueshmëri mes tre anëtarëve të Presidencës për çështjen e Kosovës dhe meqë ata janë përgjegjës për politikën e jashtme të vendit, ata nuk janë marrë fare me këtë çështje, por me sa e kuptoj unë edhe Bosnja si shumë vende tjera po përpiqet të gjejë mënyra për t'u përballur me realitetin për sa u përket shkëmbimeve tregtare, dokumenteve të udhëtimit, por Bosnja nuk ka marrë vendim formal për njohjen apo mosnjohjen e Kosovës. Këtu në Bosnjë e Hercegovinë, nuk është ndjerë shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, me përjashtim të Republika Serpskës ku ka pasur disa protesta dhe është nxjerrë një rezolutë ku theksohej e drejta për shkëputja nën rrethana të caktuara, që nuk është e lejuar me Marrëveshjen e Dejtonit, që është ndryshe nga ajo që parashikohet me Rezolutën 1244", thotë Gregorian.
Ndërkaq, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë në Sarajevë janë të mendimit se pikërisht për shkak të raporteve të tensionuara serbo-boshnjake dhe atyre shqiptaro-serbe, për shkak të qetësisë së brendshme, politika boshnjake edhe për një kohë do të ndjekë kursin aktual, mirëpo të gjithë pajtohen se çështja e njohjes së dokumenteve të udhëtimit apo dhe e depërtimit të mallrave nga Kosova, do të zgjidhet konform standardeve të Bashkimit Evropian ku mëtojnë të përfshihen të gjitha vendet e rajonit. /bbc/