Raporti: Fatkeqësia në Fukushima, Made in Japan
Japoni- Kriza në centralin bërthamor të Fukushima ishte një fatkeqësi thëllësisht e bërë nga gabimi njerëzor. Kështu ka konkluduar një panel parlamentar në një raport lidhur me ngjarjen.
Katastrofa mund të ishte parashikuar dhe parandaluar dhe efektet saj mund të ishin zbutur nga një përgjigje më efektive e njeriut. Raporti tregon mangësi serioze si në përgjigjet e qeverisë po ashtu edhe nga operatorët e Tepco.
“Edhe pse e shkaktuar nga këto ngjarje kataklizmike, aksidenti i mëvonshëm në Uzinën e Daiichi të Fukushima nuk mund të konsiderohet si një fatkeqësi natyrore”- tha një anëtar i panelit.
Duke vijuar: “Kjo ishte një fatkeqësi thellësisht e shkaktuar nga njeriu, që mund dhe duhet të ishte parashikuar dhe ndaluar”. Raportit po ashtu fajëson ngurimin për të pyetur autoritetet.
Gjashtë reaktorët e centralit bërthamor Fukushima Daiichi u dëmtuan rëndë pasi më 11 mars 2011 një tërmet dhe një cunami rrëzuan sistemin e ftohjes së reaktorit duke çuar në çlirim radioaktiviteti.
Dhjetra mijë banorë u evakuuan nga zona rreth impjantit dhe punëtorët luftuan për ta sjellë reaktorin nën kontroll teksa Tepco i deklaroi reaktorët të stabilizuar në Dhjetor 2011.
Ndërkohë që raporti është kritik ndaj të gjtiha partive kryesore dhe gërmon edhe më thellë. Paneli e quajti fatkeqësi ‘Made in Japan’ sepse mentaliteti që lejoi të ndodhte aksidenti mund të gjendet në të gjithë vendin.
Ky raport mund të çojë në presion të mëtejshëm mbi qeverinë e cila kohët e fundit ka urdhëruar rindezjen e dy reaktorëve bërthamorë në Perëndim të Japonisë.
Hetimi ka përfshirë më shumë se 900 orë seanca dhe me më shumë 1 mijë njerëz të intervistuar. Rindezja e reaktorëve shkaktoi protesta të forta në Tokio por kryeministri Yoshihiko Noda argumentoi se duhet mbështetur vendimi pasi rikthimi i energjisë bërthmore ëshë jetik për ekonominë japoneze.
Dorina Bilbili/IDEA/