Rihana "flirton" me Jay-Z
Eshte cilesuar si shfaqje e nxehte, koncerti i dhene dje nga kengetarja Rihana dhe kengetari i njohur i muzikes pop, Jay-Z. Ajo qe e ka bere me pikant duetin ka qene Rihana, e cila ka zgjedhur nje veshje mjaft provokuese per te dale ne krah te Jay-Z. Por vec veshjeve kane qene dhe levizjet e saj joshese ne skene ato qe kane terhequr vemendjen e fansave dhe te medieve. Ne skene binte ne sy veshja e Jay-Z, i cili ndryshe nga Rihana kishte zgjedhur te vishej me xhup te rende. Me gjithe pamjen e Rihanes dhe xhestet e saj, duket se me kengetareve nuk ka asnje gje te vecante. Madje ata konsiderohen si miq te mire. Jay-Z eshte nje nga reperet me te pasur qe e ka kthyer muziken pop ne nje industri miliarda dollaresh ne vit. Ai zbulon talente te reja dhe eshte njeriu qe vendosi te mbeshteste ne daljet e para ne skene Rihanen, duke u bere mentori i saj artistik.