E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet me ne fund i binden shtetit te Kosoves

Serbet qe jetojne ne Kosove me ne fund i jane bindur vendimit te shtetit te Kosoves, sa i perket targave te automjeteve. Ata qe deri tani hezitonin te pajiseshin me targa KS apo RKS po presin ne radhe per t'u legalizuar. Ne te gjitha qendrat e kontrollimit teknik ku ka serbe ne Kosove, ne kete uikend eshte problem te kalosh pa e kthyer koken per te pare dhjetera vetura pa targa duke pritur radhen per te kryer kontrollin teknik, raporton portali "KosovaTimes". Serbet e Kosoves me ne fund i jane bindur vendimit te Qeverise se Kosoves se pas 1 qershorit nuk mund te vozisin veturat e tyre me targa te leshuara para luftes nga shteti serb. Duke e pare vendosmerine e Ministrise se Puneve te Brendshme te Kosoves, serbet tanime i kane hequr targat ilegale dhe ia kane mesy institucioneve legjitime per te shkuar dhe per te legalizuar veturat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›