Rihana nuk preferon të jetë model

Rihanna thotë se ajo kurrë nuk është munduar të jetë një shembull për vajzat e tjera. Këngëtarja 25-vjeçare, e cila vazhdimisht po poston fotografi duke pozuar lakuriq dhe duke tymosur marihuanë në internet, u është përgjigjur kritikëve të cilët e qortuan atë për ndikimin e keq në fansat e saj.
“Askush nuk vepron sikur të ishte i përkryer! Unë nuk pretendoj se jam si ju, unë vetëm jetoj… Jeta ime!! Dhe nuk e di pse të gjithë jeni aq të befasuar nga kjo!!”.
“’Shembull’ nuk është një pozitë ose titull për të cilin ndonjëherë kam luftuar”, ka shkruar ajo mes tjerash në Istagram./Indeksonline/