Meta në Kavajë: Të sjellim në vend demokracinë e vërtetë dhe konstruktive
Kryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është ndalur në qytetin e Kavajës ku ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj force politike Parit Xhihani, në këtë qytet.
Kreu i LSI-së u shpreh se kemi nevojë të nisim demokracinë e vërtetë që pranon mendimin ndryshe dhe jo atë që ndan dhe diferencon.
Meta u shpreh se vetëm dialogu dhe bashkëpunimi politik do të mundësojnë një sistem demokratik funksional në vendin tonë.
Numri një i LSI-së kërkoi votat për numrin 26 në fletën e votimit për të ecur më shpejt drejt punësimit dhe integrimit të vendit në BE.