Rihanna dhe Chris, nuk përmbahen dot

Këngëtarja Rihanna dje ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të ndërkaq, pjesë e festës së saj të “çmendur” ka qenë edhe i dashuri, Chris Brown.
Rihanna ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shihet së bashku me Chris.
Në një foto të publikuar dje, Riri shihet në veturë e ulur në prehrin e Chris ndërkaq ky u fundit duket shumë i apasionuar pas këngëtares.
Gjersa thashethemet këto ditë kanë arritur kulmin duke pretenduar se çifti janë ndarë përfundimisht, Rihanna ka nxituar ti tregojë të gjithëve se ata janë së bashku dhe më të lumtur se kurrë më parë./Indeksonline/