E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aragona Band në Top Fest 10

Aragona Band, me këngën “Urgjent” po konkurojnë në edicionin e 10-të, të festivalit Top Fest.


Me kompozim dhe orkestrim të Florent Boshnjakut dhe tekst të Mit’hat Sadikut, djelmoshat e Aragona Bend, janë duartrokitur pas përformancës së tyre në skenë, ndërsa kënga është pëlqyer shumë nga audienca.


Sipas bateristit, Shpend Haxhijakupi pritja ka qenë shumë e mirë, ndërsa thotë se pret suksese me këngën, pasi ajo është pëlqyer shumë. “Për ne ka rëndësi, që kënga të pëlqehet” ka thënë Shpendi, i cili së bashku me bendin Aragona, për herë të parë, po merr pjes në Top Fest.


“Urgjent, duhet të jesh femna jem…” është një fragment i këngës, ndërsa Aragona Band, urgjent kërkon përkrahjen e juaj, që të vazhdojnë më tutje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›