Dedikim i veçantë i të atit për Amy Winehouse

Mitch Winehouse, i ati i këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse i ka bërë një dedikim të veçantë së bijës gjatë ceremonisë së mbrëmshme të ‘Brit Awards’ në Londër.
Mitch, është shfaqur në tapetin e kuq me një këmishë me fotografinë e Amy-t në shpinën e tij.
I shoqëruar nga gruaja e tij Janis, i ati i këngëtares me krenari zhveshi pallton për të zbuluar fotografinë e së bijës në pjesën e pasme të këmishës.
Në ‘Brit Awards’, Amy ishte nominuar në kategorinë ‘British Female Solo Artist’ pasi që, koleksioni i saj i hiteve të padëgjuara pushtuan top listat në fund të vitit 2012.
Por, çmimin për solo artisten më të mirë në kategorinë e femrave e fitoi këngëtarja britanike, Emeli Sande./Indeksonline/