E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lopez e Anthony vendosin te ndahen

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ndahen pas shtatë vitesh martesë. Lopez e Anthony janë prindër të binjakëve trevjecarë, Max dhe Emme. Ata e bënë deklaratën e papritur me anë të një komunikimi me mediat, pasditen e kaluar.

"Ne kemi vendosur t'i japim fund martesës. Eshtë një vendim shumë i vështirë, por kemi rënë dakord", thanë Lopez e Anthony. Ndarja e tyre është fare e papritur duke qenë se ata janë parë shpesh bashkë, në dukje mëse të dashuruar.

Ata nuk kishin shfaqur ndonjë marrëdhënie problematike dhe këngëtari portorikan sidomos kohët e fundit e kishte mbështetur mjaft të shoqen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›