E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka datë për zbatim të marrëveshjeve

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 20:18

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se nuk ka afat kohor të caktuar se kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, e arritur mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel.

“Duhet të gjejmë një emërues të përbashkët që nuk do të prekte statusin, por do të mundësonte një jetë sa më normale në të dyja anët e kufirit administrativ. Ne kemi kërkuar zgjidhje që ekzistojnë në vende tjera, të cilat kanë probleme të tilla, siç është Greqia dhe Maqedonia. Këtu nuk bëhet fjalë rreth statusit, por për problemin e dokumenteve. Ministria e Brendshme nuk është pjesë e dialogut, por zbaton vendimet e organeve shtetërore”, ka thënë Dacic për të përditshmen serbe Danas.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›