Rihanna kurohet nga varësia (edhe seksuale)

Pop ylli Rihanna ka udhëtuar drejt një klinike rehabilitimi ku ka kërkuar ndihmë që të kurojë varësinë ndaj alkoolit, drogës dhe seksit.
Këngëtarja nga Brbadosi ka lënë në gjysmë turneun e saj dhe ka udhëtuar për në klinikën “Qendra për lidhje dhe kurim” në shtetin federal Tenessee.
Gjatë gjithë turneut ajo ka pasur probleme të shumta, vonesa, sjellje agresive me fansat, si dhe performimi i saj në gjendje të dehur.
Psikiatri i cili është marrë me Rihannën ka ardhur në përfundim se 12 hapa për kurim janë ideale për të. Në konceritn e fundit ajo goditi një fans me mikrofon në kokë.
Shumë adhurues të Rihannës kanë mbetur të zhgënjyer me sjelljet e saj të fundit./Indeksonline/