Rihanna, shpërfill rregullat e “Grammy-t”

Organizatorët e “Grammy Awards” për këtë vit kanë vendsur disa rregulla strikte sa i përket veshjes së artistëve, gjatë ceremonisë që do të mbahet sonte në Los Angelos.
Ekspozimi i tepërt i trupit, e sidomos i pjesëve intime, është rreptësisht i ndaluar. Ndërkaq, ajo që duket se nuk do ti përfillë këto rregulla është kontraversja Rihanna.
Miqtë e këngëetares bëjnë në ditur se ajo ka në plan të vesh diçka tejet seksi dhe ekpozuese, pa qarë kokën për rregullat strikte të organiatorëve.
“ Ajo ka për të veshur diçka shumë seksi nga ndonjëri prej dizejnatorëve të saj të preferuar. Rihanna nuk do të zbulojë se çfarë do të vesh sepse kjo do ta prishte surprizën” ka thënë një mik i saj.
Rihanna, së bashku me disa artiste tjera, gjatë ceremonive të “Grammy-t” në vitet e kaluara, kanë pasur tendencë për zbulim të tepërt të trupit dhe me të drejtë, janë radhitur në listën e femrave që janë “zhveshur” më shumë se që duhej./Indeksonline/