E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna shtatzënë?

Koncerte te anuluara, vizita tek mjeku. Nuk ka qene nevoja për me shume detaje per te filluar thashethemet mbi një shtatzëni te mundshme te Rihanna-së.

Bomba e Barbade-s e cila si gjithmonë ndez sallat me koncertet e saj, veshjet seksi dhe kërcimet joshëse, ka anuluar një datë të tretë në Houston pasi kishte bërë te njëjtën gjë në Boston dhe Baltimore.

Pas gjithë këtyre anulimeve të turneut Diamonds World Tour dhe pas vizitave te njëpasnjëshme tek mjeku, të gjithë kanë menduar se ajo mund të ishte shtatzënë. E fotografuar kur ka dalë nja një klinike, kengetarja ka pohuar se është mirë dhe ka treguar se bëhej fjalë thjesht për një laringjit, asgjë më tepër. Ata që ishin gëzuar nga lajmi dhe po përgatisnin ndonjë dhuratë, duhet te presin edhe disa kohe./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›