Rihanna starton turneun europian nga Belgjika

Ka nisur nga Anversa në Belgjikë turneu i këngëtares amrikane Rihanna, "Last girl on Earth".
Këngëtarja nga Barbados nuk i ka zhgenjyer fansat duke kënduar gjithë këngët më të suksesshme, mes të cilave edhe "Russian Roulette" e "Umbrella". Mbi të gjitha Rihanna ka dhuruar një spektakël të vërtëtë në skenë, e shoqëruar nga belarinët dhe efektet speciale.
Turneu do vijojë në prill dhe në maj nëpër të gjithë kontinentin e vjetër dhe do të mbyllet në Izrael. Më pas do të rinisë në korrik pjesa amerikane ku Rihanna do shoqërohet nga Kesha.