Pikturat e Pikasos mbërrijnë në Galerinë e Arteve
Arritën Titanet në Galerinë Kombëtare të Arteve të Tiranës.
Pikaso, Van Dik e Shagall ngjitën shkallët e muzeut të artit viziv shqiptar prej koleksionit të mjekut italian Francesko Martani me kryeveprat e famshme në vlera të pallogaritshme. Mijëra artistë shqiptarë dhe publiku art dashës që ka udhëtuar mijëra kilometra në Muzetë e Luvrit, Londrës, Firences apo Nju Jorkut duke shpenzuar pa limit për t'u prekur me firmat e artistëve gjigandë tanimë që prej 23 prillit për afro pesë javë mund t'i shohë në Tiranë falas. Ambasadori i Italisë Saba d' Elia dhe drejtori i GKA Rubens Shima sqarojnë detajet mbi realizimin e kësaj ngjarjeje kulturore për Shqipërinë dhe rajonin.
71 veprat piktorike të garantuara në afro 30 milionë euro tanimë ruhen nga dhjetëra punonjës të policisë së shtetit, forcave speciale dhe policisë private
si dhe nga civilë dhe vëzhgues të stafit të Galerisë Kombëtare të Arteve deri në datën 30 maj.