E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohet fjalori bashkëbisedues hollandisht-shqip

Komunikimi i shqiptarëve me Brukselin kryeqytetin simbolik të Bashkimit Europian lehtësohet përmes të parit fjalor bashkëbisedimi hollandisht-shqip.
Arsimtarja dhe përkthyesja pranë qeverisë së Belgjikës zonja Silvana Gjebreja dhe petagogu Leka Asllani ka përmbledhur në 80 leksione afro 200 shprehje frazeologjike duke shtuar dhe fonetikën si lëndë për shqiptimin e gjuhës së dytë të folur pas frëngjishtes në Belgjikë, ndërsa gjuha e tretë është gjermanishtja.
Në pragun e lehtësimit të regjimit të vizave për shqiptarët shihet se komunikimi i emigrantëve të disa brezave që jetojnë e punojnë në Bruksel me familjarët e tyre është drejt shkurtimit të distancave kilometrike. Përmes kësaj metode bashkbisedimi mundësohet që gjuha hollandeze të flitet në harkun kohor të një viti. Studjuesja dhe mësuesja e shqipes në Bruksel për fëmijët e emigrantëve thotë se është duke punuar edhe për një fjalor frazeologjik që do të pasurojë fjalorin e bashkombasve në Perëndim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›