E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicion i interesave të dy njerëzve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhjen e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe AKR-së e quan koalicion të interesave të dy njerëzve, Thaçit e Pacollit, e jo koalicion të koncepteve e programeve. Kështu thotë anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj.
 

Ky koalicion, sipas Hradinajt, është bërë në vija të ngushta dhe nuk pritet që t`i hapë perspektivë vendit, por përkundrazi, siç thotë ai, “vetëm sa do ta dëmtojë edhe më shumë Kosovën”.
 

Hyrjen e Listës Dr. Ibrahim Rugova në qeveri me PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse ishte në koalicion parazgjedhor me AAK-në, Haradinaj nuk e quan tradheti.
 

“Pas zgjedhjeve, secili ka drejtimet e veta. Nuk e mendoj këtë si tradheti nga ana e Ukë Rugovës dhe Listës”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse Pacolli do ta ketë një kundërkandidat, si Jakup Krasniqin apo Adem Demaçin, ata do t`i mbështesin fuqishëm.
Daut Haradinaj është shprehur i bindur se kjo qeveri nuk do të arrij në asnjë formë ta përfundoj mandatin e saj katërvjeçar.
Sipas anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Kosova nuk ka nevojë që me Serbinë të bisedojë për çështjet që i takojnë asaj. Me Serbinë “duhet të bisedohet vetëm për çështje teknike”, thotë Haradinaj, ndersa e konsideron të paprekshme Pakon e Ahtisarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›