E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta:Votoni për një projekt, që vë të parin qytetin e Durrësit

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatin e saj për qytetin e Durrësit, Ferdinand Xhaferri. Në këtë takim, kreu i saj Ilir Meta, vuri në dukje të gjitha pikat kuçe të këtij programi, i cili do ti kushtohet një qyteti me potenciale të mëdha.

“Durrësi do të fillojë me një ndryshim të vërtetë, fitorja në Bashkinë e Durrësit është e papërmbajtshme sepse ka potenciale”. Ndërkaq, Meta theksoi se LSI vjen me një vizion të ri, kjo në shërbim të qytetarit.
 

“Ne nuk shajmë njeri, ne paraqesim aleternativën tonë më të mirë që e bashkon Shqipërinë me Europën. Jo me shumë se një vit, kryebashkiaku u lodh duke folur per liberalizimin e vizave, ndërsa ne e bëme arritje dhe garantuam lëvizjen e lirë pa diskriminuar asnjëri, ndaj jam i bindur se në datën 8 maj, duke votuar për “Aleancën për qytetarin”, duke votuar për Xhaferrin dhe per LSI-në, ju votoni për një projekt që vë të parin qytetin e Durrësit, ju votoni për një projekt, i cili merret seriozisht me problemin e punësimit” tha më tej Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›